About us – Lion Residence 2

Miresevini ne Lion Residence 2

Perla më e re në zemër të Tiranës, ku të jetuarit luksoz takon bukurinë natyrore. Rezidenca jonë përmban apartamente mahnitëse me veranda unike botanike, duke ofruar një oaz të gjelbër dhe të qetë, pikërisht në mes të qytetit plot gjallëri. Arkitektura jonë inovative dhe materialet cilësore e bëjnë këtë rezidencë një vend të përsosur për të jetuar. Me shërbime të shkëlqyera dhe me cdo detaj te kuruar e menduar me kujdes, Lion Residence 2 është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një jete plot stil.

Në Lion Residence 2, krenohemi që ofrojmë një përvojë jetese që ndërthur elegancën moderne me qetësinë e natyrës. Secili apartament është projektuar me kujdes me planimetri të bollshme, finitura të nivelit të lartë si dhe dritë të bollshme natyrore, duke siguruar një ambient të rehatshëm dhe të sofistikuar. Verandat tona botanike jo vetëm që përmirësojnë pjesën estetike, por gjithashtu promovojnë një mjedis të shëndetshëm dhe relaksues për banorët tanë.

Kush jemi


Lion Construction u krijua si një kompani që ofron ndërtime me standarde të larta në zonat kryesore të Shqipërisë.

Projekti ynë i parë, Lion Residence, vendosi një pikë referimi për zhvillimet e ardhshme të të njëjtit kalibër. Deri në vitin 2025, synojmë që Lion Construction të njihet për përfundimin e disa prej projekteve më të bukura dhe inovative në Tiranë. Struktura organizative e kompanisë është e mirë përcaktuar me pozicione pune dhe departamente të veçanta që e bëjnë Lion Construction një kompani ndërtimi të kompletuar me stafin e duhur.